Shorti / Trajneri i Laçit: Nuk e doja Anorthosis, por japim 120 %

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 12:56

Shorti / Trajneri i Laçit: Nuk e doja Anorthosis, por japim 120 %

Trajneri i Laçit, Besnik Prenga, ka komentuar për gazetën shortin e Ligës së Europës, ku kurbinasit do të luajnë ndaj qipriotëve të Anorthosis, teksa ndeshja e parë zhvillohet më 12 korrik në transfertë. “Pas Osijekut që nuk e preferoja, Anorthosis ishte skuadra më e vështirë.

prenga

Bëhet fjalë për një ekip shumë të fortë, që në përbërje ka pak lojtarë vendës, por mësë shumti brazilianë dhe nga shtetet e tjera të Amerikës Latine. Megjithatë, ne do ta studiojmë me imtësi kundërshtarin dhe do të japim 100 % tonë për të arritur një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë”, – ka thënë trajneri i Laçit, Besnik Prenga, pak minuta më parë për “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"