Shorti për Ligën e Konferencës/ Skuadrat shqiptare mësojnë emrat e kundërshtarëve të mundshëm në turin e parë, shanse reale për kualifikim (LISTA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 20:36

Shorti për Ligën e Konferencës/ Skuadrat shqiptare mësojnë emrat e kundërshtarëve të mundshëm në turin e parë, shanse reale për kualifikim (LISTA)

Dy javët e fundit të këtij edicioni në Kategorinë Superiore do të plotësojnë edhe mozaikun e skuadrave të cilat do të marrin pjesë në Ligën e Konferencës.

conference league shorti

Egnatia ka vendin e sigurt, ashtu si edhe Partizani i cili gjithsesi shpreson që të bëjë rokadë me Tiranën në Ligën e Kampioneve. Për momentin Vllaznia mban vendin e fundit që të çon në këtë turne, ndërsa do të ruhet nga një kapërcim i mundshëm nga Teuta apo Laçi që e ndjekin.

Sigurisht, ka ende skuadra të pakonfirmuar edhe në kampionatet e tjera europiane, ku luhet ende për vendet që garanton kampionati apo Kupa. Megjithatë, në bazë të situatës aktuale në kampionatet e ndryshme, është përpiluar tabela e mëposhtme e cila tregon se si janë të ndarë ekipet në vazo në bazë të koeficienteve.

Tabela në fjalë ka më te theksuara skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Konferencës, ndërsa në vijim pret konfirmimin e të tjerave. Kështu, përfaqësuese te Superiores janë Partizani, Vllaznia e Egnatia, me vetëm rrogozhinasit të sipurt për praninë e tyre.

Fw1FW8AXwBEOZME (1)

Skuadra kryeqytetase, në bazë të koeficientit që ka, do të renditej në vazon e skuadrave kryesore në këtë edicion, ashtu si ekipe si Shkëndija, Struga apo edhe Drita. Ndërkohë, emrat kryesorë të kësaj vazoje, në situatën aktuale, janë Dudelanzh apo Maribor, të cilët përbëjnë emrat me të rrezikshëm me të cilët mund të përballen Vllaznia apo Egnatia në shortin e turit të parë.

Vlen të theksohet se në rast se Teuta apo Laçi do të siguronin vendin e katërt në kampionat në vend të Vllaznisë, dhe do të merrnin pjesë në Ligën e Konferencës, do të kishin të sigurt vendin në vazon e parë pasi kanë një koeficient më të lartë se shkodranët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"