Shorti për Europianin, ja grupi i Shqipërisë U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2018 | 10:34

Shorti për Europianin, ja grupi i Shqipërisë U-17

Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për kombëtaren U-17. Shqipëria do të konkurojë në një grup së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Gjithsej janë 13 grupe me nga 4 skuadra. “Qualifying Round”, do të zhvillohet në Portugali në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019.

u17-shorti (1)

Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në raundin Elitë do të jenë plot 30 përfaqësuese, ku 26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet do të kalojnë në raundin Elitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"