“Shorti me Kukësin në Kupë ishte me fat”, Emiljano Vila: Teuta luan në dy fronte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 8:56

“Shorti me Kukësin në Kupë ishte me fat”, Emiljano Vila: Teuta luan në dy fronte

Mesfushori i Teutës Emiljano Vila është shumë i lumtur që skuadra e tij ka mundur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke bërë një hap të madh drejt një trofeu të rëndësishëm siç është Kupa. Në një intervistë për “Panorama Sport” Vila flet dhe për përballjen me Kukësin dhe e cilëson me fat faktin që ndeshja e parë luhet në transfertë. Gjithashtu mesfushori shpreson që skuadra të ruaj vazhdimësinë dhe kërkon tri pikë në Shkodër. Vila thekson se Vllaznia ka një ekip të mirë por Teuta e tij do kërkoj maksimumin edhe në këtë sfidë.emiliano vila

Emiljano, pas dy fitoreve në kampionat kualifikoheni dhe në Kupë?

Jam shumë i lumtur për fitoren por në veçanti për kualifikimin që morëm. Më vjen mirë që kemi arritur të kalojmë në turin gjysmëfinal. Jemi të gjithë në gjendje të mirë, tani na pret një ndeshje e tjetër e vështirë ndaj Vllaznisë.

Shorti, ju ka vënë përballë Kukësin si e komentoni?

Nuk kishim ndonjë preferencë përpara shortit, megjithatë jemi të kënaqur. Kupa ka specifikë tjetër nga kampionati. Mendoj se do jetë një sezon me objektiv të realizuar nëse fitojmë Kupën. Kemi vetëm një avantazh për mënyrën se si goglat u shortuan. Luajmë ndeshjen e parë jashtë dhe kjo na bën më të favorizuar. Jemi gati për ta fituar edhe këtë sfidë pasi është një trofe i rëndësishëm.

Përballja me Vllazninë sa e vështirë do jetë?

Do jetë një ndeshje shumë e fortë. Ata kanë kualitete. Jemi përgatitur dhe mendojmë për rezultat pozitiv. Nuk kënaqem kurrë me barazim, por vetëm me fitore. Gjithsesi ne mendojmë që të mos humbim dhe më pas të fitojmë ndeshjen. Shpresoj që ekipi të synojë fitoren, pasi Teuta i duhen ndeshjet.

Vllaznia do luaj për tri pikë sa i trembeni ketij kundërshtari?

Është një ndeshje shumë e vështirë, Vllaznia kërkon pikët, sikurse edhe ne. Mendoj se do të jetë një ndeshje e luftuar dhe do bëjmë maksimumin që të dalim me pikë.

Në cilin aspekt i druheni më shumë kundërshtarit?

Ekipi i Vllaznisë, është ekip i fortë. Janë një ekip i mirë dhe në ndeshjen ndaj nesh në Kupë zhvilluan një lojë të mirë, pavarësisht se humbën. Mendoj që kanë ekip të mirë. Për të thënë të vërtetën, skuadrën e Vllaznisë e njohim shumë mirë dhe besoj se do e kalojmë. Por edhe ata e njohin mjaft mirë skuadrën tonë dhe besoj se të dyja skuadrat kanë informacione të bollshme për njëra-tjetrën. Por ne, sikurse u shpreha, do të japim më të mirën, me qëllim që të kënaqim tifozët tanë, veten tonë, me qëllim që të marrim një rezultat pozitiv.emiliano vila

Janë gati të gjithë lojtarët për këtë ndeshje?

Po, të gjithë lojtarët janë gati për këtë ndeshje të rëndësishme, përveç Cyrbes, i cili nuk mund të aktivizohet për shkak demtimi. Megjithatë, në skuadër ka mjaft futbollistë dhe nuk është e vështirë, edhe nëse nuk do të ishte i gatshëm ndonjëri prej nesh. Nga momenti që kemi 22 lojtarë në skuadër, për mua nuk ka asnjë problem.

Përballejet në vazhdim për Teutën jan realisht të vështira?

Na presin ndeshje të forta. Duhet të punojmë shumë për menaxhimin e rezultateve dhe lojës. E them këtë pasi kemi shënuar shpesh herë të parët, por nuk kemi ditur ta menaxhojmë. Tani ka ndryshuar diçka në këtë aspekt. Tani mund t’i shohim gjëra disi më ndryshe.

Objektivi i Teutës është Europa mendoni se do e arrini?

Na duhet vazhdimësi dhe t’i marrim ndeshjet hap pas hapi. Duhet të ruajmë ketë ritëm si ekip, pasi është me rëndësi të fitojmë dhe të kemi një objektiv tjetër: që është ngjitja në tre vendet e para.Teuta do luftojë në Kupë dhe kampionat. Ka dhe dis ndeshje dhe cdo gjë ëshët e hapur. Janë edhe 6 ndeshje për t’u luajtur. Ndërsa kupa ka tejtër specifk po dhe aty jemi të fokusar pasi është një trofe ne lojë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"