SHORTI, LIGA E EUROPËS/ Interi bie përballë Getafes, Roma sfidon Sevijën. Ja të gjitha çiftet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 21:05

SHORTI, LIGA E EUROPËS/ Interi bie përballë Getafes, Roma sfidon Sevijën. Ja të gjitha çiftet

Është hedhur, shorti i 1/8-ave të Ligës së Europës, që ka nxjerrë përballje tepër interesante dhe të forta.

europa league

Interi i Kontes është vënë përballë Getafes, një përballje italo-spanjolle që pritet me shumë interes. Getafe ka eliminuar Ajaksin në raundin e 1/16-ave dhe do të jetë një kundërshtar aspak i lehtë për zikaltrit.

Një tjetër përballje italo-spanjolle do të ketë në raundin e 1/ 8 –ave, teksa Sevija është vënë përballë Romës. Skuadra spanjolle kaloi Kluzhin me dy barazime, ndërsa Romën nuk e pengoi dot Genti.

Mançester Junajtid do të luajë përballë debutueses LASK nga Austria. Ndërkaq Rejnxhersi do të përballet në dy takime me Leverkuzenin.

Një përballje interesante do jetë edhe ajo mes Olimpiakosit e Ulvs, dy skuadra që kanë dhuruar spektakël deri më tani.

Faza e 1/8-ave do të luhet në datat 12 dhe 19 mars, çerekfinalet në 9 dhe 16 prill, ndërsa gjysmëfinalet në 30 prill dhe 7 maj. Finalja e madhe do të luhet më 27 maj

Çiftet e fazës së 1/8-ave: 

1) Bashakshehir-Kopenhagen

2) Olimpiakos- Ulvs

3) Rejnxhers-Leverkuzen

4) Volfsburg-Shakhtar

5) Inter-Getafe

6) Sevija-Roma

7) Salcburg/ Frankfurt- Bazel

8) Junajtid- LASK

SHORTI

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"