Shorti i vuri përballë Holandës, reagon Deshamp: Duke ditur që do kualifikohen dy ekipet e para, të gjithë do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 15:52

Shorti i vuri përballë Holandës, reagon Deshamp: Duke ditur që do kualifikohen dy ekipet e para, të gjithë do të…

Me kampionët e botës që ishin vendosur në Vazon 2, Didie Deshamp e dinte që nuk do të shmangte dot një skuadër të kalibrit botëror në shortin e “Euro 2024”.

deshamp

Dhe Franca do ta luajë fatin e saj në kualifikueset e Europianit të ardhshëm në Grupin B, i cili përbëhet nga 5 skuadra, me Holandën, Republikën e Irlandës, Greqinë dhe Gjibraltarin.

“Është një grup i vështirë, një grup me vlera. Një short i tillë është: mund të jetë gjithnjë më i mirë dhe gjithnjë edhe më i keq”, ishte komenti i parë i trajnerit të Francës.

“A është më e lehtë të kualifikohesh në një grup me 5 apo një grup me 6 skuadra? Nuk e di. Të gjithë do të japin përgjigjet e tyre, duke ditur se dy ekipet e para do të kualifikohen, çka nuk ishte kështu në formatet e mëparshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"