Shorti i vendosi përballë Shqipërisë, trajneri i Moldavisë na paralajmëron: Dua vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 19:03

Shorti i vendosi përballë Shqipërisë, trajneri i Moldavisë na paralajmëron: Dua vendin e tretë

Trajneri i kombëtares së Moldavisë, Sergei Kleshenko, ka komentuar për portalin “Moldfootball.com” rezultatet e shortit kualifikues për “Euro 2024”.

d72280c64a084c03be9d0377f10fe120

Moldavia është në të njëjtin grup me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe kuqezinjtë.

Trajneri i moldavëve ka nënvizuar se fakti që në këtë grup nuk ka rivalë të mëdhenj si Italia, Anglia, Franca apo Spanja i shton shanset e skuadrës së tij për të pasur rezultate më të mira.

Ai i ka dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë Shqipërisë, duke shpallur hapur se objektivi i Moldavisë është vendi i tretë në grup, duke llogaritur këtu Poloninë dhe Çekinë dy skuadrat favorite.

“Nuk më pëlqen të bëj parashikime dhe të flas për shanset: me siguri, kjo është më e përshtatshme për basteshkruesit me aktivitetet e tyre profesionale. Dua, natyrisht, të përpiqem të zë vendin e tretë…”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"