Shorti i vendosi Atalantën përballë, trajneri i PSG-së: Janë ekip spektakolar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 10:35

Shorti i vendosi Atalantën përballë, trajneri i PSG-së: Janë ekip spektakolar

Trajneri i PSG-së, Tomas Tuhel, pret një sfidë shumë të vështirë dhe të luftuar kundër Atalantës në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Gjermani thotë se italianët janë një ekip i fortë dhe bëjnë futboll të bukur.
tomas tuhel
“Atalanta është një skuadër spektakolare. Ata bëjnë shumë presing për të marrë topin dhe shënojnë shumë gola. Ne duhet të jemi gati dhe të luajmë mirë për t’u kualifikuar. Ne tani kemi arritur në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe duhet që ta fitojmë për të vazhduar rrugëtimin dhe ëndrrën tonë. Si gjithmonë në këtë fazë nuk ka më skuadra të lehta, por çdo ndeshje do të jetë e vështirë”, ka thënë Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"