Shorti i rezervoi grup të vështirë, menaxheri i Lacios: E kemi synim Europa Ligën, do të marrim maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 15:45

Shorti i rezervoi grup të vështirë, menaxheri i Lacios: E kemi synim Europa Ligën, do të marrim maksimumin

Shorti i Uefa Europa Ligës i hedhur mesditën e sotme i ka rezervuar Lacios një grup të vështirë në letër. Menjëherë pas këtij shorti ka folur edhe menaxheri i Lacios, Angelo Peruxi nga Forumi i Frimaldit në Montekarlo teksa e cilëson një grup tejet të ashpër për Lacion. Së bashku me bardhekaltërit ndodhet edhe skuadra e Marsejës, Frankfurtit dhe Apollon.

aaf3f78bc209a466b5419e690ca9c9a4-57784-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Shorti – “Është grupi më i vështirë, ne kemi Marsjeën dhe Frankfurtin që janë dy klube të mëdha dhe me Apollon Limasol nuk do të jetë aq e lehtë sa mund të mendonim. Marseja shkoi në finale vitin e kaluar, ata kanë një trajner të madh, lojtarë të shkëlqyer dhe një stadium “të nxehtë”.

Rudi Garsia dhe Strotman-  “Nuk do të jetë një derbi. Ata kanë një grup të mirë lojtarësh, Lacio është duke synuar Europa Ligën si qëllim, ne synojmë të bëjmë mirë në Ligë dhe duam të nxjerrim maksimumin për çdo qëllim që i vendosim vetes.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"