Shorti i Ligës së Konferencës/ Flet ishi i dy ekipeve, mesfushori Najdenov: Laçi më i fortë se Iskra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2022 | 20:17

Shorti i Ligës së Konferencës/ Flet ishi i dy ekipeve, mesfushori Najdenov: Laçi më i fortë se Iskra

Pas hedhjes së shortit, del se Laçi dhe Iskra Danilovgrad, që janë kundërshtar në raundin e parë të Ligës së Konferencës, kanë edhe një të përbashkët mes tyre dhe kjo ka të bëjë me Bojan Najdenov.

bojan najdenov

Mesfushori nga Maqedonia e Veriut ka luajtur me të dyja ekipet, me Laçin në sezonin 2018-2019 ku ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa me Iskran u transferua në shkurt të këtij viti, por quhet i larguar nga malazezët, pasi ai është dëmtuar dhe është kthyer në vendlindje për riaftësim.

Si ishi të dyja ekipeve, “Panorama Sport” pas hedhjes së shortit të djeshëm ka kontaktuar me mesfushorin 30-vjeçar, Najdenov, për gazetën, pohoi se Laçi është më favorit në këtë përballje dhe duke i njohur të dyja klubet, është i mendimit se kurbinasit do të jenë ata që do të kalojnë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, edhe pse të dyja klubet kanë ndryshuar shumë pas sezonit të fundit.

Mesfushori maqedonas tregon edhe pikat e forta të të dyja ekipeve, ku tek Iskra vlerëson portierin Marko Kordiç, madje si më të mirin në futbollin malazez. Sa u përket tifozëve, Najdeov pohoi se Iskra ka pak mbështetës, ndërsa Laçi i ka më të shumtë dhe më të mirë.

Bojan, shorti i Ligës së Konferencës ka vënë përballë dy skuadra me të cilat keni luajtur. Si e shikoni duelin mes Laçit dhe Iskra Danilovgradit?

Një duel interesant dhe i ndjeshëm për mua dhe dëshiroja që dy ishskaudrat e mia të luanin kundër njëra-tjetrës. Sipas opinionit tim, Laçi ka një skuadër më të mirë dhe kam besim se do të kalojë në turin e dytë.

Pse u larguat nga Iskra, së cilës iu bashkuat në merkaton e dimrit?

Unë nuk jam më lojtar i Iskras, edhe pse kisha si opsion për të luajtur me malazezët edhe në ndeshjet europiane. Por pësova një dëmtim së fundmi, kështu që dëshiroja të kthehesha në Maqedoni për t’u kujdesur për riaftësimin lëndimit.

Pas shortit, a ju ka kontaktuar ndonjë nga dy ekipet për të marrë një informacion rreth kundërshtarit?

Unë vazhdoj të kem kontakte me persona nga të dyja klubet, por pas shortit nuk kam kontaktuar me asnjë, pasi është ende herët. Di që të dyja ekipet kanë pësuar ndryshime të mëdha në këtë periudhë, pasi janë larguar shumë lojtarë dhe presin prurje të reja.

bojan najdenov

Nga cili lojtar i Iskras duhet të ketë kujdes Laçi?

Ufff! Nuk e di ekzaktësisht, pasi Iskra po ndryshon shumë pas përfundimit të sezonit të fundit. Lojtari më i mirë i Iskras, golashënuesi Balsa Sekuliç, është larguar duke u transferuar në Korenë e Jugut dhe presin sulmues të ri për ta zëvendësuar. Portierin e Iskras do ta quaja si një nga pikat më të forta. Marko Kordiç është një nga portierët më të mirë të elitës së futbollit malazez. Ai luan shumë mirë me këmbë, si dhe ka një teknikë të lartë.

Laçi apo Iskra do ta ketë mbështetjen më të madhe nga tifozët?

Iskra nuk ka shumë tifozë. Ndërsa për mua Laçi ka më shumë mbështetës dhe janë tifozë më të mirë.

Duke ditur se ndeshja e parë luhet në Shqipëri, a e shikoni si një tjetër plus për kualifikimin e Laçit?

Sigurisht që ndeshja e parë ka rëndësi dhe duke ditur se Laçi e luan në shtëpi, e shikoj si një plus më tepër në favor të tyre.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"