Shorti i Ligës së Kombeve, shikoni statistikat e Shqipërisë me rivalët e grupit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 20:50

Shorti i Ligës së Kombeve, shikoni statistikat e Shqipërisë me rivalët e grupit

U hodh ditën e sotme shorti për Ligën e Kombeve, teksa Shqipëria është shortuar në Grupin 4, të Ligës C.Liga-e-Kombeve

Në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë edhe Lituania, Bjellorusia dhe Kazakistani. Pikërisht me këta të fundit Kombëtarja jonë është përballur dy herë, teksa në të dyja ndeshjet ka triumfuar.

E para është zhvilluar në transfertë në 13 tetor të 2004-ës, ku kuqezinjtë triumfuan 1-0. Ndeshja e dytë u zhvillua në Tiranë, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 2-1.shqiperia kombetarja

Me Bjellorusinë kemi zhvilluar 5 ndeshje, me statistikat që anojnë nga ana e bjellorusëve. Në 5 ndeshje të zhvilluara Shqipëria ka marrë një fitore, 2 humbje dhe 2 barazime.

Me Lituaninë jemi përballur 4 herë, teksa kemi marrë 2 fitore dhe dy barazime.

LIGA C

GRUPI 4

Lituania

Kazakistani

Bjellorusia

Shqipëria

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"