Shorti i Ligës së Kombeve, ja kur i mëson kundërshtarët Shqipëria

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 11, 2018 | 14:12

Shorti i Ligës së Kombeve, ja kur i mëson kundërshtarët Shqipëria

Më 24 janar në Llozanë të Zvicrës, do të hidhet shorti për Ligën e Kombeve. Pikërisht kjo ditë do të shënojë edhe nisjen zyrtare të Ligës së Kombeve, eveniment që do të zhvillohet çdo dy vjet dhe ku do të marrin pjesë të gjitha skuadrat evropiane.

Liga e Kombeve

Gjatë shortit, skuadrat do të ndahen në një grup me tre ekipe, ku do të jenë vetëm përfaqësueset e tre vazove të para dhe tre grupe të tjera me nga katër. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit do të zbresin në Ligën D për edicionin e vitit 2020.

Gjithashtu, katër skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditje dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin Mars do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Evropian.

Shorti-470x676

Përsa i takon Ligës C, aty janë 16 skuadra, me Kombëtaren shqiptare që do ta nisë shortin e vazon e tretë . Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Liga e Kombeve do të luhen prej muajit shtator deri në nëntor 2018






www.minuta90.com