Shorti i Ligës së Kombeve, Duka: Do të dëshiroja 3 skuadra, Skocia nuk më pëlqeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 13:11

Shorti i Ligës së Kombeve, Duka: Do të dëshiroja 3 skuadra, Skocia nuk më pëlqeu

Në një lidhje drejtpërdrejt nga Zvicra për “Supersport”, presidenti i FSHF-së Armand Duka, foli për shortin e Shqipërisë. Duka nuk ngeli shumë i kënaqur nga grupi me 3 skuadra dhe u shpreh se do të dëshironte një grup me katër për shumë arsye.

Duka2

“Ky format ka balanca sportive. Në Ligën C janë skuadra të të njëjtit nivel. Do dëshiroja të kishim një grup me katërt për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu sepse është e fortë dhe është larg. Sportistët mund të lodhen. Me 2 kundërshtar është akoma më fortë. Asnjë nuk ka 3 piksha të sigurtë, çdo gjë mund të ndodhi. Uroj që të jemi në të parët.

Rastësisht ndeshja e Norvegjisë do ti shërbejë trajnerit për kundërshtarët që ka. Norvegjia dhe Skocia janë në të njëjtin nivel. Në qershor do të zhvillojmë edhe 2 ndeshje të tjera. Duam të arrijmë diçka nga ky kompeticion.  Uroj që përsëri të jemi pjesë e Europianit.

Shorti i Kosovës? Mu duk short vërtet i mirë. Kosova i ka të gjitha shanset për të qenë e para e Grupit”, u shpreh Duka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"