Shorti i Ligës së Kampioneve/ Vllaznia U-19 me fat, “peshkon” një ekip moldav

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2017 | 15:24

Shorti i Ligës së Kampioneve/ Vllaznia U-19 me fat, “peshkon” një ekip moldav

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i Ligës së Kampionëve për të rinj, ku Shqipëria pjesmarrëse për herë të parë, përfaqësohet nga Vllaznia U-19.

Vllaznia U-19.

Djemtë shkodranë kanë qënë me fat, teksa kanë “peshkuar” skuadrën moldave të Zimbru Kishinau, një kundërshtar relativisht i lehtë në krahasim me emrat e tjerë që bënin pjesë në short.

Vllaznia U-19

Ndeshjen e parë, Vllaznia U-19 do ta luajë në Moldavi në datën 27 shtator ndërsa në 18 tetor është përcaktuar të zhvillohet takimi i kthimit në “Loro Boriçi” ku kuqeblutë do të synojnë kualifikimin. Në rast kalimi të këtij turni, shkodranët do të përballen me fituesin e çiftit UCD (Irlandë) / Molde (Norvegji).

Vllaznia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"