Shorti i Ligës së Kampionëve/ Juventusit i buzëqesh fati, Reali dhe Liverpuli me misione të vështira. Ja të gjitha çiftet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 18:20

Shorti i Ligës së Kampionëve/ Juventusit i buzëqesh fati, Reali dhe Liverpuli me misione të vështira. Ja të gjitha çiftet

Është hedhur ditën e sotme, në Nion të Zvicrës, shorti i 1/8-ave, të Ligës së Kampionëve.

2635901_w1

Ky short ka nxjerrë çifte shumë interesante, të cilat do dhurojnë emocione dhe spektakël.

Superpërballja do të jetë padyshim, ajo mes Realit dhe Mançester Sitit. Zidan dhe Guardiola do të vihen përballë, për një biletë për në fazën tjetër.

Gjithashtu një çift shumë interesant është ai mes Atletikos dhe Liverpulit, që do të bëjë anglezët të rikthehen në stadiumin që u shpallën kampionë Europe sezonin e shkuar.

Fati i ka buzëqeshur Juventusit, që do të ndeshet me Lionin, në një përballje, që nuk frikëson aspak italianët dhe u jep mundësi mos të lodhen shumë.

Çelsi-Bajern Mynih, është një tjetër duel, i cili është gati të dhurojë dy sfida interesante dhe të luftuara. Anglezët dhe pse nuk shihen si favorit janë gati, të vënë në vështirësi gjermanët, që tregojnë një formë të shkëlqyer në Europë.

Një short shumë të vështirë ka pasur Napoli, që do të duhet të përballet me Barcelonën, e cila është e etur për sukses në Europë.

Ndërkaq Atalanta do të luajë ndaj Valencias, një short i kënaqshëm duhet thënë ky për italianët, duke parë kundërshtarët që ka evituar.

79293185_3192445717468535_4269873567321030656_o

Çiftet e 1/8-ave:

1) Dortmund- PSG

2) Real Madrid- Mançester Siti

3) Atalanta-Valencia

4) Atletiko Madrid- Liverpul

5) Çelsi- Bajern

6) Lion- Juventus 

7) Totenhem-Lajpcig

8) Napoli-Barcelona

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"