Shorti i Ligës së Europës / Skënderbeu me fat, Shkëndija për “hakmarrje”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2017 | 12:48

Shorti i Ligës së Europës / Skënderbeu me fat, Shkëndija për “hakmarrje”

Shorti i turit të tretë paraeliminator i Ligës së Europës këtë radhë ka qenë mjaft i favorshëm për skuadrën e Skënderbeut. Korçarët kanë arritur të evitojnë “superfuqitë” si Atletik Bilbao e Dinamo Zagreb, ndaj nëse kalojnë turin, do të përballen me fituesen e çiftit Mllada Boleslav-Shemrok Rovers.

shorti liga e europes

Skuadra e Republikës Çeke, e cila mbylli kampionatin e kaluar në vendin e katërt, është favorite për të kaluar turin, pasi  fitoi dje 3-2 në fushën e irlandezeve të cilët gjithashtu mbyllën kampionatin e tyre në vendin e katërt.

Për Shkëndijën e Tetovës, shorti i Ligës së Europës mund të rezervojë një skuadër të denjë për “hakmarrje” shqiptare. Nëse kalojnë HJK Helsinkin,  kuqezinjtë do të përballen me fituesen e çiftit Norrkoping-Trakai. Skuadra suedeze ishte ajo që eliminoi Prishtinën në turin e parë, ndërsa në duelin në shtëpi në turin e dytë, ka fituar 2-1 përballë lituanezëve.

SHORTI

GRUPI 1

PSV Eindhoven – Osijek/Lucernë

Norrkoping / Trakai – Shkëndija Tetovë / HJK Helsinki

Krasnodar – Slovan Bratislava/Lingbi

Shturm Grac/Mlladost Podgorica – Fenerbahçe

Panathinaikos – Gabala/Jagiellonia

GRUPI 2

Shemrok Rovers/Mllada Boleslav – Kairat Almati / Skënderbeu

Austria Vjenë – Progres Niederkorn/AEL Limasol

Dinamo Zagreb – Vaduz/Od

Dinamo Bukuresht – Atletik Bilbao

Olimpik Donjeck – PAOK

Arka Gdinia -Ferencvarosh/Midtjylland

GRUPI 3

Ostersunds / Gallatasaraj – Inter Baku / Fola Esh

Bordo – Nome Kalju / Videoton

Makabi Tel-Aviv / KR Reikjavík – Panionios / Gorica

Valeta / Utreht – Haugesund / Leh Poznan

CSU Krajova – Milan

Brondbi / VPS Vasa – Hajduk Split / Levski Sofje

GRUPI 4

Gent- Altah / Dinamo Brest

Astra Giurgiu / Zira – Oleksandrija

Everton – Ruzhomberok / Bran

Aberdin / Shiroki Brijeg – Apollon Limasol / Zaria Balti

Irtish Pavlodar / Crvena Zvezda -Sparta Pragë

Beitar Jeruzalem / Botev Plovdiv – Marítimo

GRUPI 5

Zenit – Trençín / Bnei Jehuda Tel-Aviv

Olimpik Marsejë – Ostende

Fraiburg – Valur Reiykjavík / Domzhale

Kork Siti / AEK Larnaka – Rabotniçki / Dinamo Minsk

Zheljeznicar / AIK – Braga

Liepaja / Suduva – Sion

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"