Shorti i Ligës së Europës, Shkëndija mund të përballet me skuadrën shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 16:34

Shorti i Ligës së Europës, Shkëndija mund të përballet me skuadrën shqiptare

U hodh shot në Nion të Zvicrës shorti për turin e parë dhe të dytë të Ligës së Europës si dhe shorti për xhiron e dytë kualifikuese në kuadër të Ligës së Europës për skuadrat e eliminuara nga raundi i parë i Ligës së Kampionëve.

Shkendija-1-696x463

Kësisoj Shkëndija në rast disfate nga TNS, në raundin e dytë të Liga Europa do të mund të përballet me skuadrën finaliste të rundit preliminar të ndeshjeve parakualifikuese në Ligën e Kampionëve, e ku një ndër skuadrat e mundshme që mund të luaj ndaj skuadrës tetovare është edhe Drita e Gjilanit.

Përveç kampiones së Kosovës si kundërshtarë të mundshëm në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, gjithnjë nëse Shkëndija do të pësonte disfatë në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër TNS, janë edhe Santa Koloma nga Andora, Linkoln nga Gjibraltari dhe La Forita nga San Marino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"