Shorti i Ligës së Europës/ Interi me short të lehtë, Roma përballë belgëve. Ja të gjitha çiftet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 17:38

Shorti i Ligës së Europës/ Interi me short të lehtë, Roma përballë belgëve. Ja të gjitha çiftet

Është hedhur ditën e sotme, në Nion të Zvicrës, shorti  i 1/16-ave, i Ligës së Europës.

og-draw

Përballje shumë interesante dhe të forta, ka nxjerrë ky short, të cilat padyshim do të dhurojnë spektakël.

Interi i Antonio Kontes, nuk do të ketë një short të vështirë, pasi do të ndeshet me bullgarët e Ludogorets. Ekip i lehtë ky për italianët, që janë gati t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Roma nga ana tjetër do të përballet me belgët e Gentit, një çift që nuk tremb italianët, por as i lë shumë të qetë, për të kaluar në fazën tjetër.

Çift interesant do të jetë edhe ai mes Olimpiakosit dhe Arsenalit, që janë ndeshur shpesh herë në Ligën e Kampionëve dhe kanë prodhuar shumë gola

Mançester Junajtid nuk do të ketë një mision shumë të vështirë, pasi shorti i ka vënë përballë Klub Bryzhit.

Përballje të tjera interesante do të jenë ato mes: Getafe- Ajaks, Frankfurt- Salcburg, dhe Shakhthjor Benfika.

shorti i liges se europes

Ja çiftet e 1/16-ave:

1) Ulvërhempton- Espanjol

2) Sportingu i Lisbonës-Bashakshehir

3) Getafe-Ajaks

4) Leverkuzen- Porto

5) Kopenhagen-Selltik

6) APOEL- Bazel

7) Kluzh-Sevija

8) Olimpiakos- Arsenal

9) Alkmar- Lask Linz

10) Klub Bryzh- Mançester Junajtid

11) Ludogorets- Inter

12) Frankfurt- Salcburg

13) Shaktjor- Benfika

14) Volfsburg- Malmo

15) Roma- Gent

16) Rejnxhers- Braga

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"