Shorti i Ligës së Europës/ “Djajtë” përplasin “brirët”, Milani peshkon Mançester Junajtidin. Ja të gjitha përballjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 23:59

Shorti i Ligës së Europës/ “Djajtë” përplasin “brirët”, Milani peshkon Mançester Junajtidin. Ja të gjitha përballjet

Liga e Europës mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e parë me eliminim të këtij sezoni, ku u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në fazën e 1/8-ave të garës.

1_Europa-League-draw

Të tetë përballjet u mësuan ditën e sotme  në orën 13:00 në Nion të Zvicrës, ku u hodh shorti për raundin e radhës së Ligës së Europës.  Short “djallëzor”! Goglat rezervuan një përballje mes 2 “djajve”. Bëhet fjalë për Mançester Junajtid dhe Milanin, që do të përplasin brirët në këtë raund delikat të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Europë.

Në këtë fazë, shorti ishte  i lirë, pra secila nga skuadrat mund të përballej me njëra-tjetrën,  ndryshe nga faza paraprake kur përjashtoheshin përballjet nga i njëjti shtet. Ndërkohë, ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Ligës së Europës do të zhvillohen në dy data (11 dhe 18 mars).

ÇIFTET E FAZËS SË 1/8-ave: 

AJAKS – JANG BOJS 

DINAMO E KIEVIT – VIJAREAL

ROMA – SHAHTJOR DONJETSK

OLIMPIAKOS – ARSENAL

DINAMO ZAGREB – TOTENHEM 

MANÇESTER JUNAJTID – MILAN

SLAVIA PRAGË – REJNXHËRS

GRANADA – MOLDE

PËRGATITUR NGA “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT” 

shorti

16 skuadrat e kualifikuara janë:

Milan
Ajaks
Arsenal
Dinamo Zagreb
Dinamo Kiev
Granada
Mançester Junajtid
Molde
Olympiacos
Rejnxhërs
Roma
Shahtjor Donetsk
Slavia Praga
Totenhem
Vijareal
Jang Bojs

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"