Shorti i Kupës, kapiteni i Teutës: Doja Bylisin në gjysmëfinale, por e eliminojmë edhe Kukësin për të sjellë trofeun në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 21:29

Shorti i Kupës, kapiteni i Teutës: Doja Bylisin në gjysmëfinale, por e eliminojmë edhe Kukësin për të sjellë trofeun në Durrës

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, preferonte Bylisin në gjysmëfinale, por gjithsesi nuk ka ndonjë peng që do të luajë që në këtë tur me një skuadër të fortë si Kukësi. Në një prononcim për “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi durrsak shprehet se ekipi i tij do të japë maksimumin për të kaluar në finale.
arapii
Ai ëndërron një kupë me fanellën e Teutës.

Renato, kishit ndonjë preferencë për shortin?
Të them të drejtën, në letër Bylisi do të ishte më i kalueshëm për ne, por në ketë fazë që kemi arritur, çdo ndeshje do jetë e vështirë. Në këtë kontekst, mendoj se nuk do të kishte ekipe të lehta në gjysmëfinale. Tani është e kotë të them që do donim tjetër kundërshtar, sepse jemi para një fakti që na ka rënë Kukësi dhe do të mundohemi të përballemi ashtu siç duhet me ata. Kemi për detyrë të bëjmë maksimumin për të shkuar në finale.
kukesi
Çfarë prisni ndaj një ekipi si Kukësi?
Po sigurisht që do jetë një ndeshje shumë e vështirë, për vetë faktin sepse Kukësi ka shumë cilësi përpara. Por, siç e kemi parë në javët e fundit, nuk po bën shumë mirë, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes. Pra, kanë çeduar disi dhe shpresojmë që të ndodhë edhe kur të luajnë ndaj nesh. Uroj të bëjmë më të mirën dhe të arrijmë objektivat.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"