Shorti i Europianit të 19-vjeçarëve, Shqipëria e Bogdanit në grup me ekipin që e mundi 7-1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 11:39

Shorti i Europianit të 19-vjeçarëve, Shqipëria e Bogdanit në grup me ekipin që e mundi 7-1

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka mësuar sot kundërshtaret e saj të grupit në shortin e hedhur në Nion për kualifikueset e Europianit U-19 që do të zhvillohen në Shqipëri. Kuqezinjtë do të bëjë pjesë në Grupin 8 ku do të këtë përballë Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë.

shorti_u17_dhjetor

Shorti i ka vënë përballë sërish përballë Ukrainës dhe Norvegjisë kuqezinjtë e vegjël. Kujtojmë që në raundin eliminator të zhvilluar në muajin tetor, Kombëtarja U-19 bëri një paraqitje katastrofike, duke mos grumbulluar asnjë pikë në 3 takime.

u19

 

Skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani në datën 10 tetor u mposht nga Norvegjia me rezultatin tenistik 1-7.Kuqezinjtë do të kenë shansin të hakmerren ndaj norvegjezëve pas asaj disfate të pakuptueshme në “Selman Stërmasi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"