Shorti i Europianit, ja pse Kosova është e ndarë mes dy grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 10:58

Shorti i Europianit, ja pse Kosova është e ndarë mes dy grupeve

Europiani i verës së ardhshme ka një rregullore të përcaktuar, prandaj nëse Kosova do të kërkojë që fillimisht të kualifikohet përballë Maqedonisë së Veriut, në “finalen” e 26 marsit dhe më pas të shpresojë që të mundë edhe të kualifikuarën e Gjergji-Bjellorusi, më 31 mars, skuadra e Shaland varet nga Rumania nëse do të kapë grupin e Holandës apo atë të ferrit në të cilin bëjnë pjesë Franca, Portugalia dhe Gjermania. 

Kosova festa e golit

Fakti që në Grupin C, ku bëjnë pjesë pra Holanda, Ukraina e Austria, është Bukureshti, një prej qyteteve pritëse, në rast se kombëtarja rumune kualifikohet, do të vendosej pikërisht në Grupin C, ku është mikpritëse e ndeshjeve dhe me Kosovën që do të spostohej automatikisht në Grupin F, me kampionët e botës (Francën), ata të Europës (Portugalinë) dhe Gjermaninë.

Në rast të kundërt, nëse Kosova kualifikohet dhe “play-off”-et e Grupit A i fiton një mes Islandës, Bullgarisë apo Hungarisë (e specifikojmë, por jo Rumania), kjo finaliste do të shkonte në grupin e ferrit, ndërsa Kosova në atë ku bën pjesë Holanda.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"