Shorti i Euro 2024, përcaktohen vazot. Shihni kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 0:48

Shorti i Euro 2024, përcaktohen vazot. Shihni kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës

Shqipëria nuk ia doli që të siguronte një vend në play-off të Euro 2024 nëpërmjet Ligës së Kombeve dhe do të jetë e detyruar të kërkojë një biletë për aktivitetin që zhvillohet në Gjermani nëpërmjet kualifikueseve. Kuqezinjtë tashmë kanë ide të qartë se ku duhet t’i buzëqeshë fati në shortin që hidhet më 9 tetor në Frankfurt.

euro-2024

Kuqezinjtë, pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve dhe renditjen e saj që merrej për bazë për ndarjen në vazo, e shohin veten në vazon e tretë, duke shmangur disa skuadra të komplikuara si Norvegjia, Ukraina apo edhe Suedia. Por kualifikimi do të jetë shumë i vështirë duke pasur parasysh sidomos cilat janë skuadrat që gjenden në vazon e dytë.

sddfdsfdf

Bie në sy se kundërshtarë të mundshëm të Shqipërisë në vazon e dytë janë emra si Franca e Anglia të cilët duhen shmangur, por edhe ekipe si Republika Çeke, Austria e padyshim Serbia për atë që mbart jashtë fushës së lojës.

sdfdsgdsgsdg

Ndërkohë, në vazon e katërt ka gjithashtu sfida të vështira të mundshme nëse peshkohen në short ekipe si Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kosova apo Maqedonia e Veriut. Ndërsa në vazon e pestë, duhen shmangur skuadrat e Sllovakisë dhe Irlandës së Veriut që do ta bënin kualifikimin shumë më të vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"