Shorti i Euro 2024/ Ja kush janë katër emrat që do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 11:54

Shorti i Euro 2024/ Ja kush janë katër emrat që do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë

Shorti i Euro 2024 nis sot në orën 12:00 në Festhalle në Frankfurt dhe aty të gjitha skuadrat, përfshirë edhe Shqipërinë, do të mësojnë kundërshtarët që do të kenë në rrugëtimin e tyre në kualifikuese.

sdfsdfsdfsdfsdf

Fati i Shqipërisë dhe i të gjithë skuadrave të tjera do të përcaktohet nga goglat, të cilat do të përzgjidhen nga katër emra shumë të njohur të futbollit botëror.

Padyshim emri më i njohur është ai i Jurgen Klinsman, ish-kapiteni dhe trajneri i Gjermanisë. Ai fitoi Europianin në vitin 1996 dhe ishte finalist në vitin 1992, ndërsa u bë i pari në histori që shënonte në tre edicione të ndryshme të turneut.

Përkrah tij do të jetë një tjetër ish-futbollist gjerman, Karl-Hainz Ridëll, një emër i cili ka shkëlqyer në futbollin gjerman me fanellën e Borusia Dortmund ndërsa me përfaqësuesen gjermane ka luajtur 42 ndeshje duke shënuar 16 gola.

Kampioni i Botës me Italinë, Xhanluka Zambrota, finalist në Euro 2000 me të kaltrit, do të jetë emri i tretë që merr pjesë në short si një prej personave që do të përzgjedhin goglat. Edhe ai do ët ketë një bashkëkombës përkrah, Demetrio Albertinin, i cili arriti finalet e Europianit në vitin 2000, në një karrierë ku luajti 79 ndeshje dhe shënoi 3 gola me Italinë,.

PANORAMASPORT>AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"