Shorti i “EURO 2024”, Fernando Santos: Portugalia favorite, por tani…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 11:22

Shorti i “EURO 2024”, Fernando Santos: Portugalia favorite, por tani…

Portugalia do të përballet në Grupin J të “Euro 2024” me Bosnjë Hercegovinën, Islandën, Luksemburgun, Sllovakinë dhe Lihtenshtejnin.

Santos

Janë të gjithë kundërshtarë të kalueshëm për Kristiano Ronaldon me shokë. Por trajneri i kombëtares luzitane, Fernando Santos, mendon se nuk është ky momenti për të folur për kundërshtarët e kualifikueseve të një turneu kaq të largët, ndërkohë që Portugalia ka një Botëror përpara, i cili nis vetëm muajin e ardhshëm.

Megjithatë, Santos e bëri një koment të shkurtër, duke e pranuar se skuadra e tij është favorite për të shkuar në Gjermani:

“Tani gjëja më e rëndësishme është Kupa e Botës. Do ta fus këtë short në valixhe deri në janar dhe pastaj do të mendoj për të. Portugalia është favorite, por nuk do flasim për këtë tani”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"