Shorti i Botërorit/ Grupi i “ferrit” përmban Spanjën dhe Gjermaninë, Argjentina dhe Franca peshkojnë sfida të lehta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2022 | 0:20

Shorti i Botërorit/ Grupi i “ferrit” përmban Spanjën dhe Gjermaninë, Argjentina dhe Franca peshkojnë sfida të lehta

Botërori “Katar 2022” ka zbuluar fazën e tij finale, me kombëtaret që kanë zbuluar se kush do të jenë kundërshtaret e tyre në grupe dhe me cilat do të përballen nëse kualifikohen.

kupa e botes

Katari si vend organizator u vendos në grupin A dhe do të ketë përballë ERkuadorin, Senegalin dhe Holandën.

Grupi i “ferrit” është grupi E, në të cilën ndodhen Spanja dhe Gjermania, të cilat do  të kenë përballë Japoninë dhe fituesen e sfidës Kosta Rika-Zelandë e Re.

Argjentina dhe Franca kanë peshkuar sfida të lehta, ndërsa Brazili do të ketë përballë Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin.

VAZOT:

vazot

GRUPET:

GRUPI A: Katar, Ekuador, Senegal, Holanda

GRUPI B: Angli, Iran, SHBA, Uells-Skoci/Ukrainë

GRUPI C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia

GRUPI D: Franca, Peru-EBA/Australi, Danimarka, Tunizia

GRUPI E: Spanja, Kosta Rika-Zelandë e Re, Gjermania, Japonia

GRUPI F: Belgjika, Kanada,Maroku, Kroaci

GRUPI G: Brazil, Serbia, Zvicër, Kamerun

GRUPI H: Portugali, Ghana, Uruguai, Koreja e Jugut

 

grupet boteror

MINUTË PAS MINUTE:

18:14 – Për këtë short ka folur dhe fituesi i Kupës së Botës në 2002, Kaka, i cili është shprehur: “Kur e shikon nga jashtë duket sikur nuk ka shumë probleme. Por ka gjithmonë vend për përmirësime”.

18:20 – Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantinio, mori fjalën hyrëse, i cili pasi i uroi mirëseardhje të gjithëve u shpreh: “Kjo Kupë Bote do të jetë më e mira në histori. Kjo Kupë Bote do të jetë e paqes. Ju lutem mjaft me luftëra. Shijoni futbollin. Shijoni Botërorin. Shijoni këtë mbrëmje të mrekullueshme. Ju faleminderit”.

18:25 – FIFA kujton dhe legjendat e futbollit që fatkeqësisht kanë humbur jetën përpara se ky Botëror të startonte si: Maradona, Rosi, Benks dhe Myler.

18:33 – Tekniku i Francës, Didie Deshamp solli trofeun që fitoi përpara katër vitesh në skenën e Dohas, i cili u shpreh: “Jam i emocionuar për ta sjellë këtë trofe në këtë në skenë. Jam jashtë mase i emocionuar”.

18:38 – Mbërrijnë në skenë për të hapur goglat, Kafu, Xho-Xho Okoça, Mateus, Ali Dei, Mal Allah, , Tim Kahill, Milutinoviç dhe Madjer.

18:45 – Prezantohen 4 vazot dhe rregullat e shortit.

18:48 – Startonm shorti.

19:45 – Përfundon shorti.

Si funksionon?

Skuadrat e kualifikuara do të vendosen në 4 vazo, të gjitha të përcaktuara në bazë të renditjes së fundit të FIFA-s publikuar ditën e djeshme. Vendit organizator, Katarit, do t’i bashkohet në Vazon 1, Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja dhe Portugalia.

Por a ka disa vende që nuk janë kualifikuar ende?

Po, për herë të parë në histori shorti do të hidhet pa u njohur të gjitha skuadrat finaliste. Pritet të luhen 3 “play off”-et, një në Europë, me Skocinë që do të luajë kundër Ukrainës dhe dy “play off”-et ndërkontinentale me tek ndeshje që do të luhen në qershor. Zelanda e Re do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Peruja pret fituesit e “play off”-it të Azisë mes Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Si ndikon kjo te shorti?

Ka vetëm 5 ekipe të kualifikuara në Vazon 4 dhe tri çiftet e “play off”-it do të plotësojnë tri vendet e fundit të kësaj vazoje.

Cilat janë vazot?

Vazo 1: Katar, Brazil, Belgjikë, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali.

Vazo 2: Holandë, Danimarkë, Meksikë, Gjermani, SHBA, Uruguai, Zvicër, Kroaci.

Vazo 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Tunizi.

Vazo 4: Kanada, Kamerun, Ekuador, Arabi Saudite, Ganë plus tri fitueset e “play off”-eve.

A është shorti i lirë?

Jo. FIFA do t’i ndajë skuadrat gjeografikisht, por me 13 kombëtare europiane në 8 grupe, do të thotë se 5 nga grupet do të kenë dy ekipe nga kontinenti plak.

Kur do të luhen ndeshjet?

Oraret do të jenë 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"