Shoku i ekipit i zbulon të ardhmen 2 yjeve të PSG-së: Ndihen të përfshirë në projekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 18:27

Shoku i ekipit i zbulon të ardhmen 2 yjeve të PSG-së: Ndihen të përfshirë në projekt

Nejmar Jr. dhe Kilian Mbape nuk do të shtyjnë një largim nga PSG-ja kur të hapet merkatoja, ashtu siç është përfolur nga mediat prej kohësh.

herrera

Këtë gjë e siguron një shok i skuadrës së tyre. Bëhet fjalë për mefushorin Ander Herrera, i cili në këtë mënyrë i jep fund zërave për një largim të brazilianit drejt Barcelonës dhe francezit drejt Realit.

“Mbape dhe Nejmar janë akoma te PSG-ja dhe nuk kanë për qëllim të largohen nga Parisi dhe të 2 janë të lumtur që do të vazhdojnë të jenë nën urdhrat e Tomas Tuhel.

Hëngra darkë me Nejmarin përpara se të fillonte karantina dhe ndihet shumë i përfshirë në projektin e klubit. Më tha që nuk ka qenë kurrë më i lumtur se tani në Paris. Projekti i PSG-së është i atillë që të 2 ndihen të plotësuar këtu,” tha Herrera për “COPE”.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"