Shokon ish-lojtari i Mançester Junajtid: Kur isha 13 vjeç jam abuzuar seksualisht nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 23:27

Shokon ish-lojtari i Mançester Junajtid: Kur isha 13 vjeç jam abuzuar seksualisht nga…

Patris Evra do të njihet gjithmonë si një ndër mbrojtësit e majtë më të mirë në histori. Legjenda e Mançester Junajtid ka vendosur që gjithë historinë e jetës së tij, ta përmbledhë në një autobiografi me titull ‘I love this game’. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve është një incident që i ka ndodhur futbollistit kur ai ishte vetëm 13 vjeç.

EVRA

Në autobiografi thuhet se Evra është abuzuar seksualisht nga profesori i tij, në shtëpinë e këtij të fundit.

“Nuk mundesha më. Pas disa muajve i thashë nënës sime që nuk doja të qëndroja më tek ai por nuk dhashë arsye. Në ditën e fundit, profesori e dinte që do të kthehesha tek prindërit, dhe më abuzoi seksualisht”.

40-vjeçari më pas dha një mesazh për gjithë fëmijët që abuzohen: ”Nëse je një fëmijë që po e lexon këtë dhe po abuzohesh, duhet të flasësh. Nuk është turp, përballu me frikën tënde duke folur për të”.

Në një intervistë për prestigjozen ‘The Times’, ai tregoi për dhimbjen që përjetoi familja e tij, kur morën vesh të vërtetën.

“Ishte një moment i vështirë për mua. Akoma nuk ua kam thënë vëllezërve dhe shokëve të ngushtë. Është një situatë e vështirë. Një mama nuk pret ta dëgjojë këtë nga fëmijët e saj. Ajo më tha që të mos ta publikoja në libër sepse është diçka private, por unë po e bëj këtë për fëmijët e tjerë. Nëna ime më tha që do ta padiste nëse nuk e bëja unë”.

Abuzimet me të miturit janë dicka shqetësuese në shoqërinë që po jetojmë. Ndoshta mesazhi I Patris Evra mund të na bëjë që këto ngjarje mos t’i fshehim, por t’i tregojmë në mënyrë që t’i ndalojmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"