Shokon ish-bosi i Formula 1: Njerëzit me ngjyrë janë më racistë se njerëzit e bardhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 16:00

Shokon ish-bosi i Formula 1: Njerëzit me ngjyrë janë më racistë se njerëzit e bardhë

Që prej vrasjes së një të riu me ngjyrë nga policia amerikane, racizmi ka marrë një vëmendje të madhe në të gjithë botën. Protesta të shumta e të dhunshme janë zhvilluar kryesisht në Amerikë dhe Europë në mbështetje të njerëzve me ngjyrë. Por nëse pothuajse të gjithë e kanë mbështetur luftën kundër racizmit, një deklaratë shokuese ka ardhur nga ish-bosi i Formula 1 Berni Ekleston.

hamilton ekleston

Ky i fundit ka dhënë një intervistë për “CNN” përsa i takon fenomenit të racizmit: ““Në shumë raste, njerëzit me ngjyrë janë më racistë se njerëzit e bardhë. Jam i surprizuar që racizmi e shqetëson Hamiltonin. Jam shumë i mërzitur se ai e ka marrë seriozisht. Nuk mendoja kurrë që do e merrte kaq seriozisht.

Nuk mendoj se racizmi ka ndikuar tek ai. Unë nuk kam folur personalisht me Hamilton”, u shpreh Ekleston për CNN. Ish-bosi i Formula 1 mendon se njerëzit me ngjyrë janë vetë më racistë se njerëzit e bardhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"