Shokohet Xhokoviç, zyrtarët australianë kërkojnë arrestimin e tenistit
Lajmi i fundit ka ardhur nga Australia, ku zyrtarët e imigracionit po kërkojnë që ai të arrestohet menjëherë. Ky lajm ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tenisti serb që po kalon në Australi.
Zyrtarët e imigracionit të Australisë do të kërkojnë të intervistojnë Novak Xhokoviç në orën 8 të mëngjesit me kohën lokale të shtunën (e premte, ora 16:00, Shqipëri) dhe ta arrestojnë atë menjëherë pas.
Numri 1 i tenisit për meshkuj në botë i është kërkuar të paraqitet për një intervistë me autoritetet, megjithëse avokatët e tij aktualisht po e kundërshtojnë këtë kërkesë në gjykatë të hapur.
Avokati i Xhokoviç, Nik Vud i tha gjykatës se tenisti 34-vjeçar nuk është marrë ende në paraburgim për emigracionin.
LEXO EDHE: Nuk kanë fund problemet për Xhokoviç, rrezikon dënimin ekstrem në Australi
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"