Shokohet Barcelona, humbet për 2 javë sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 9:10

Shokohet Barcelona, humbet për 2 javë sulmuesin

Barcelona ka marrë një lajm të keq mëngjesin e së enjtes. Klubi njoftoi se Filipe Kutinjo ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili do ta lërë brazilianin për 2-3 javë larg fushës. Ai ka pësuar një këputje të bicepsit femoral dhe do të humbasë ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Real Betisit, por edhe miqësoret e “Seleçaos” kundër Uruguait dhe Kamerunit.

Kutinjo

Tani Valverde duhet të mendojë edhe një herë të ribëjë formacionin, në varësi edhe të faktit nëse Lionel Mesi do të jetë i gatshëm që të rikthehet të dielën apo jo. Usman Dembele pret që të jetë shansi i tij si zëvendësuesi i brazilianit.

Por nëse kapiteni nuk do të rrezikohet kundër Betisit, atëherë edhe Malkom, i cili shkëlqeu në debutimin kundër Interit në Champions, mund të ketë një shans për të luajtur. Braziliani shënoi golin e rëndësishëm në barazimin 1-1 të katalanasve në “San Siro”, i cili i ndihmoi ata që të kualifikoheshin në 1/8-at. Mesi po punon për të qenë gati pas frakturës në bërryl dhe do me çdo kusht që të kthehet kundër Betisit përpara nisjes së pushimeve të kombëtareve. Skuadra ka ecur shumë mirë edhe pa të, por statistika e 26 goditjeve dhe vetëm një goli të shënuar ndaj Interit, tregon shumë për finalizimin e rasteve pa “pleshtin” në fushë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"