“Shokët më thonë jam bërë si Sulo”, rrëfehet Arapi: Ndërprerja nuk i shërben askujt, jemi në një sprovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 24, 2020 | 17:44

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Seria A Teuta

“Shokët më thonë jam bërë si Sulo”, rrëfehet Arapi: Ndërprerja nuk i shërben askujt, jemi në një sprovë

Renato Arapi ka folur në një lidhje direkte për “Fan Zone” në “Supersport”, ku ka folur për situatën aktuale.arapii

Mbrojtësi i Teutës u shpreh se Koronavirusi është një sprovë, e cila do të kalohet nga të gjithë, duke treguar se si e kalon edhe kohën i izoluar në shtëpi. “Për shkak të qethjes që kam bërë tani shokët më thonë si Sulo. Koronavirusi është një sprovë dhe do ta kalojmë të gjithë së bashku.

E kaloj kohën duke luajtur me fëmijët, duke parë filma dhe duke parë kronika sporti. Jemi munduar të bëjmë stërvitje individuale. Ndërprerja? Në këtë moment nuk i shërben askujt, tani nuk mendohet shumë për sportin pasi është një situatë e pazakontë.”, u shpreh Arapi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com