Shokët i zbulojnë detajin e veçantë, lojtari i Romës është me origjinë shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 22:54

Shokët i zbulojnë detajin e veçantë, lojtari i Romës është me origjinë shqiptare

Portieri i Romës, Alison Becker, ka postuar një foto në avion me disa nga shokët e tij te ekipi i Romës.

gfgf

Në foto ndodhen 6 lojtarë të Romës, dhe secilit ai u ka vendosur imazhin e flamurit të origjinës. Ajo që bie në sy, është flamuri i Shqipërisë që i ka vendosur talentit të Romës, Lorenco Pelegrini.

Pelegrini është një lojtar i lindur në Romë dhe i rritur në ekipet zinxhir të ekipit verdhekuq. Ai ka bërë debutimin e tij te Roma që në vitin 2015 dhe po ashtu edhe në kombëtaren e Italisë.

avqsl9bkxrt3xz3bdkbh

Edhe pse ai nuk e ka bërë publike më parë, nuk dihet nëse djaloshi ka rrënjë shqiptare, nga arbëreshët, apo kjo është thjeshtë një shaka e portierit Alison.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"