Shokë të vjetër, futbollisti i njohur i bën ftesë Mbapesë: Eja te ne!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 18:12

Shokë të vjetër, futbollisti i njohur i bën ftesë Mbapesë: Eja te ne!

Futbollisti i Liverpulit Fabinjo fton në mënyrë të hapur yllin e PSG-së dhe Francës Kilian Mbape që t’i bashkohet kampionëve në fuqi të Europës.

mbape

Braziliani ka miqësi prej vitesh me Mbapenë në kohën kur shkëlqenin me Monakon në Francë dhe në Europë. Në emisionin francez “Telefoot”, Fabinjo shprehet se e mirëpret ardhjen e Mbapesë në Angli dhe se do të tentojë sërish ta bindë që të luajë për të kuqtë.

“Do të doja që ai të vinte te Liverpuli. Ai ka thënë tashmë se do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te PSG-ja. Por, do ta bindë ngadalë që të vijë te ne”, shprehet braziliani.

Mbape vlerësohet si ylli i ri që do të bëjë epokën e vet, ndërsa Real Madridi ka tentuar vazhdimisht ta sjellë 21-vjeçarin në Madrid, ndërsa trajneri i Liverpulit Jurgen Klop i hodhi poshtë zërat në muajin dhjetor se Liverpuli po tentonte të blinte kampionin e botës me Francës Mbape.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"