Shokë skuadre te Teuta, kundërshtarë me kombëtaret. Dy mesfushorët do sfidohen në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 16:47

Shokë skuadre te Teuta, kundërshtarë me kombëtaret. Dy mesfushorët do sfidohen në Elbasan

Teuta ka vijuar stërvitjen, ndërsa në ndryshim nga skuadrat e tjera të Superiores, nuk ka preferuar të zhvillojë ndonjë ndeshje miqësore. Të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi janë përgatitur me ngarkesë të plotë gjatë javës.

teuta

Dje, përpos ushtrimeve fizike, u zhvillua edhe një test brenda familjes. Shkëmbi kishte në dispozicion 21-futbollistë, pasi katër prej tyre mungojnë prej angazhimit me kombëtaret. Sherif Kallaku dhe Roni Gashi janë grumbulluar respektivisht nga Shqipëria U-21 dhe Kosova U-21. Si për ironi të fatit, lojtarët do të jenë kundërshtarë të martën në “Elbasan Arena”, kur dhe do të luhet Shqipëri-Kosovë.

Gashi

Shkëmbi do të ketë mundësinë të punojë me grup të plotë vetëm të mërkurën. Meraku më i madh për momentin mbetet gjendja e Kallakut, teksa shpresohet te kapja e formës pas dëmtimit që pësoi dhe aktivizimi me Shpresat.

sherif kallaku

“Djemtë e detit” do të pushojnë sot, ndërsa përgatitjet do të rifillojnë të hënën. Me grupin është bashkuar edhe mesfushori Emiljano Vila, i cili me shumë mundësi ka lënë pas problemet dhe do të jetë gati fundjavën e ardhshme ndaj Flamurtarit. Seanca e djeshme zgjati rreth 90 minuta. Në fund të stërvitjes dukshëm disa lojtarë ishin të ngarkuar dhe nga stafi mjekësor u ndërhy për të mos pasur probleme të mëtejshme. Një lajm i mirë për trajnerin është fakti se ndaj Flamurtarit do ta ketë të gjithë grupin në dispozicion, pasi rikthehet edhe mbrojtësi Bllagoja Todorovski.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"