Shok skuadre me vëllain, Zenel Gavazaj: E njoh Kukësin, ja përse erdha këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 19:05

Shok skuadre me vëllain, Zenel Gavazaj: E njoh Kukësin, ja përse erdha këtu

Zenel Gavazaj ka thënë fjalët e para si lojtari më i ri i Kukësit.
zenel gavazaj
20-vjeçari, i cili do të jetë shok skuadre me vëllain e tij, Enisin, zbuloi se arsyeja se përse zgjodhi nënkampionët e Shqipërisë janë objektivat e klubit për të fituar trofe. Pasi kaloi një periudhë të gjatë i dëmtuar, Gavazaj shton se dëshiron të japë më të mirën tashmë që është rikuperuar.

“Firma me Kukësin – Kukësi është një nga ekipet që ka pretenduar gjithmonë për titull kampion. Kjo bëri që unë të pranoj propozimin dhe ndihem mirë që jam pjesë e Kukësit.

Njohja e ekipit- Prej kohësh jam stërvitur dhe e njoh ekipin. Lojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe ma kanë bërë më të lehtë ambientimin e për këtë dua t’i falënderoj. Shpresoj që së bashku të arrijmë objektivat që ka klubi.
Rikthimi në fushë – Normal kalova një periudhë të vështirë dëmtimi dhe shumë kohë pa luajtur. Kam provuar të luaj në ndeshje brenda skuadres. Mendoj se ndihem mirë fizikisht dhe kam dëshirë të madhe të rikthehem, prandaj edhe ndihem gati për debutimin.
Pritshmëritë – Me Kukësin synoj që të luaj sa më shumë dhe t’i shpërblej për besimin që më kanë dhënë duke arritur së bashku objektivin. Dua që së bashku me shokët e skuadrës të arrijmë titullin kampion”, u shpreh lojtari më i ri i Kukësit Zenel Gavazaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"