Shnajder “lind për së dyti”, shpëton mrekullisht pas aksidentit të tmerrshëm në Katar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 16:29

Shnajder “lind për së dyti”, shpëton mrekullisht pas aksidentit të tmerrshëm në Katar

Uesli Shnajder mësohet se ka shpëtuar mrekullisht pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në shkretëtirën e Katarit.  Kujtojmë se ish-lojtari i Ajaks, Real Madrid dhe Inter aktualisht luan me klubin e Katarit, Al-Gharafa ku gjatë një udhëtimi në shkretëtirë ai përfundoi jashtë rruge dhe sipas specialistëve vetëm fati e shpëtoi nga vdekja.

snajder2

34-vjeçari është në gjendje të lëviz vetë por megjithatë mbante një qafore gjatë kohës që u fotografua duke takuar krerët e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"