Shmelcer si Taulant Xhaka: Sa të jetë Lëvi, nuk kthehem në kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2017 | 11:01

Shmelcer si Taulant Xhaka: Sa të jetë Lëvi, nuk kthehem në kombëtare

Fakti që tekniku gjerman i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, nuk ka pasur mjaft besim dhe pëlqim mbi kapitenin e verdhezinjve të Borusias së Dortmundit, Marsel Shmelcer, nuk përbën asnjë lajm të ri. Mbrojtësi i majtë ka luajtur me kombëtaren gjermane për herë të fundit në muajin mars të vitit 2014, duke përfunduar një total prej 16 ndeshjesh me fanellën e kampionëve botërorë.

marsel shmelcer

Rreth pesë vite më parë, tekniku Joakim Lëv e ka kritikuar atë falë një performance jo të kënaqshme duke deklaruar: “Marsel Shmelcer do të përdoret në mbrojtjen e krahut të majtë vetëm nëse në pankinë nuk do të ketë asnjë alternativë tjetër”, fjalë këto, të cilat duket se kanë irrituar edhe më tepër marrëdhënien mes tij dhe mbrojtësit verdhezi.

Lëv

Megjithatë, kapiteni i Borusias së Dortmundit e ka pranuar edhe vetë se kjo marrëdhënie mes tij dhe trajnerit të kombëtares gjermane, Lëv, është tejet e irrituar. Gjatë një pyetje nga gazetarët lidhur me një rikthim të 29-vjeçarit në kombëtaren gjermane, Shmelcer u përgjigj duke thënë se:

marcel-schmelzer-hat-die-rueckendeckung-von-joachim-loew-

“Rikthimi në skuadrën e kampionëve të botës gjithmonë ka qenë një alternativë për mua. Nuk ka asgjë më të bukur sesa të luash me kombëtaren gjermane, duke ditur se ata janë ekipi më i mirë në të gjithë botën. Megjithatë, për mua, do të jetë tepër i vështirë rikthimi tanimë kur edhe trajneri i kombëtares ka rinovuar kontratën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"