Shmangu rënien e AF Luftëtarit me dy gola, talenti Mërkuri: S’do i harroj kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2022 | 23:35

Shmangu rënien e AF Luftëtarit me dy gola, talenti Mërkuri: S’do i harroj kurrë

AF Luftëtari shmangu rënien. Mjaftoi ajo fitore 2-1 me Tepelenën, që skuadra të siguronte qëndrimin në Kategorinë e Dytë. Hero i asaj sfide ishte ai, Mario Mërkuri.

Merkuri

Me golat në minutat 11 dhe 57, 19-vjeçari u dhe trepikëshin e shumëpritur bluzinjve. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, sarandjoti thotë:

“Nuk do i harroj kurrë dy golat që i shënova Tepelenës. Arsyen e dini, i dhanë mundësi Luftëtarit që të qëndronte pjesë e kësaj lige. U ndeshëm me një kundërshtar me elementë cilësorë dhe me përvojë, por ia dolëm. Jam 19 vjeç dhe kur në fushë u përballa me lojtarë si Roland Gaba, mbeta i befasuar.

Kjo do të thotë se futbolli nuk njeh moshë. Ndaj dhe unë mbetem i prirur për të dhënë më të mirën, pavarësisht se ngjyrat e cilës skuadër do të mbroj. U bëra pjesë e Luftëtarit si lojtar i huazuar në janar. Nëse do më kërkohet të jem pjesë e tij sezonin e ardhshëm, nuk do mendohesha dy herë”.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"