Shmangu humbjen brenda 53 sekondave, Mesi mori 2 urdhra ndaj Sevijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 9:13

Shmangu humbjen brenda 53 sekondave, Mesi mori 2 urdhra ndaj Sevijës

Lionel Mesi konfirmohet si i dëmtuar. Pas mungesave me Italinë dhe me Spanjën, gjatë datave të grumbullimit të Kombëtareve, talenti i Barcelonës u kursye edhe nga Ernesto Valverde, me rastin e sfidës kundër Sevijës. Duke qenë se kampionati është thuajse i hipotekuar, trajneri i katalanasve nuk kërkoi që ta rrezikonte më kot numrin 10 të skuadrës, duke parë se ai vuan nga një tërheqje muskulore.

Mesi

Për të mos rrezikuar më tej dëmtimin e Mesit, ai zgjodhi që ta linte në pankinë, por pas 80 minutash, duke parë që sfida mori një drejtim të gabuar, pasi Barcelona po humbiste 2-0, Valverde e thirri Mesin, por për zbritjen e tij në fushë, argjentinasi duhet të zbatonte dy urdhra, për të mirën e shëndetit të tij.

Fakti që ndeshje e vajtjes së Ligës së Kampioneve, kundër Romës, për çerekfinalet, është shumë herë më e rëndësishme, “pleshti” do të zbriste në fushë vetëm nëse shmangte sprintet e tij të frikshme dhe driblimet e befasishme që mund të ndikonin në ndonjë dëmtim të kotë muskulor, i cili mund ta përkeqësonte edhe më tej fizikun e tij.

Pasi futbollisti ka mirëkuptuar trajnerin e tij, shkeli fushën e stadiumit të Sevijës në minutën e 80-të, ndezi menjëherë lojën e skuadrës së tij, por mbi të gjitha frymëzoi aksionin e golit të Luis Suarezit në të 88- ën, ndërsa 53 sekonda më vonë, realizoi edhe golin personal që shmangu humbjen.

Me pak fjalë, një jashtëtokë- sor si Lionel Mesi di ta bëjë diferencën edhe kur nuk është në formën e tij maksimale, edhe kur luan i kushtëzuar nga trajneri i tij, që të mos përdorë pikërisht pikat e tij më të forta, shpejtësinë me topin dhe driblimet. Kjo ishte një tjetër mrekulli që Lionel u ofroi tifozëve të tij, por edhe të gjithë sportdashësve, duke u konfirmuar një i pavdekshëm i futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"