Shmangu gazetarët, kryetarja e bashkisë Shkodër reagon në rrjetet sociale: Po bëjmë një analizë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2018 | 17:06

Shmangu gazetarët, kryetarja e bashkisë Shkodër reagon në rrjetet sociale: Po bëjmë një analizë…

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar për rënien e Vllaznisë nga kategoria, nëpërmjet një postimi në Facebook. Kryebashkiakja thotë se po bëhet një analizë e thellë për këtë çështje, por paralelisht është ngritur edhe një grup pune për mbylljen e dokumentacionit të vlerësimit të privatizimit.

voltana ademi

MBI ANGAZHIMIN TIM PERSONAL DHE INSTITUCIONAL PËR SITUATËN NË KLUBIN E FUTBOLLIT VLLAZNIA

E vetëdijshme maksimalisht për situatën delikate që po kalojnë tifozët, futbolldashësit shkodranë dhe jo vetëm, për mosarritjen e objektivit për të qëndruar në Kategorinë Superiore, si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, dua të siguroj të gjithë qytetarët që, prej dy javësh po bëhet një analizë e thellë mbi përgjegjësitë konkrete të gjithsecilit. 
Paralelisht, një grup pune është ngritur për mbylljen e dokumentacionit të vlerësimit të privatizimit.
Ky është një moment jo i mirë për të gjithë ne, ku ndjesa publike e klubit nuk mjafton, por duhet një analizë e thellë dhe një alternativë për një zgjidhje perfundimtare.
Angazhimi im si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë në asnjë moment, për ta rikthyer skuadrën tonë në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e ka vendin.
Respekt për çdo tifoz, për të gjithë ata që janë me zemër të thyer. I mirëkuptoj të gjithë, përfshirë edhe më radikalët karshi Voltanës, e njëherësh i garantoj që angazhimi mbetet i jashtëzakonshëm për të gjetur forcën dhe për të nisur një rrugë të re.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"