Shmanget tragjedia në ndeshjen e futbollit, policia gjen granatë në sektorin e tifozëve miq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 11:21

Shmanget tragjedia në ndeshjen e futbollit, policia gjen granatë në sektorin e tifozëve miq

Ndeshja e kategorisë së tretë argjentinase mes Ituzaingos dhe Depertivo Merlos, për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi. Mediat argjentinase raportojnë se në tribunën e tifozëve miq u gjet një granatë, teksa nuk dihet ende në qoftë se ajo ka qenë aty prej shumë kohësh apo është fshehur pak dit më parë për të shkaktuar trazira në këtë sfidë e cila njihej si një klasike e kategorisë së tretë në vendin latin.

5bf216a8e877d_hinchada-deportivo-merlo-ituzaingo

Policia ka ndërhyrë direkt, duke zbuluar faktin që granata ishte gjetur dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Seksioni anti-eksploziv arriti të çaktivizonte shpejt granatën dhe, pavarësisht panikut të krijuar, situata iu rikthye normalitetit. Takimi përfundoi me 0-0, teksa kjo situatë ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë te lojtarët.

argentina-granata-630x415 (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"