Shkurtaj-Partizani, negociatat drejt… “thyerjes”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:34

Shkurtaj-Partizani, negociatat drejt… “thyerjes”

Partizani në këtë merkato u vu edhe një herë në kërkim të Vasil Shkurtajt, i cili për momentin ka mbyllur aventurën në Kinë dhe është në kërkim të një aventure të re.

vasil shkurtaj

Duket se edhe këtë herë Shkurtaj nuk do të bashkohet me Partizanin.

Prej ditësh klubi i kuq është në negociata me sulmuesin vlonjat, teksa edhe Vllaznia ka ndërhyrë me ofertë mjaft konkurruese së fundmi.

Gjithsesi, ajo që e ka stepur më shumë Partizanin është kushti i vënë nga lojtari dhe përfaqësuesi i tij.

Shkurtaj kërkon që në kontratë të përfshihet një klauzolë që e lë të lirë menjëherë në çdo kohë në rast se vjen një ofertë e mirë nga jashtë. Drejtuesit e të kuqve e kanë konsideruar si të tepërt këtë propozim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"