Shkurtaj mund të largohet nga Kukësi, zbulohet shuma që kërkojnë verilindorët për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 10:15

Shkurtaj mund të largohet nga Kukësi, zbulohet shuma që kërkojnë verilindorët për sulmuesin

Vasil Shkurtaj mund të transferohet në një ekip tjetër nëse ka një ofertë 500 mijë euro për klubin e Kukësit, që disponon kartonin e lojtarit.vasil shkurtaj

Interesimin ndaj sulmuesit e ka konfirmuar dje edhe presidenti Safet Gjici. “Po, klubi ka interes të shesë futbollistë. Nëse do të biem dakord, pse jo, edhe në janar, gjithnjë nëse ka interes klubi.

Oferta zyrtare nuk kanë ardhur deri më tani, por ka pasur vetëm menaxherë të interesuar nga klube të mëdha në Europë. Ka interes për Shkurtajn dhe 3-4 lojtarë të tjerë”, sqaroi Gjici.

Ndërkohë, vlen të theksohet se një prej lojtarëve që kërkohet është Kristal Abazaj, i cili te Kukësi ka ardhur në formë huazimi nga belgët e Anderlehtit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"