Shkurtaj jashtë fushe, ja kujt pritet t’ia besojë Shehin rolin e “pykës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 10:31

Shkurtaj jashtë fushe, ja kujt pritet t’ia besojë Shehin rolin e “pykës”

Nën drejtimin e stafit teknik skuadra e Kukësit u ka dhënë fund dje përgatitjeve për ndeshjen me Tiranën, takim i cili do të luhet sot në orën 17:45 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Goli i Kukesit ndaj Bylisit logo
Seanca e fundit është kryer në Elbasan, vend ku edhe është grumbulluar skuadra verilindore për transfertën me bardheblutë. Trajneri Shehi ka mungesa të rëndësishme për këtë takim, nga përfundimi i të cilit varet edhe fati i sezonit në kampionat. Qendërmbrojtësi Erhun Obanor dhe sulmuesi Vasil Shkurtaj janë mungesa të sigurta, pasi nuk janë të gatshëm për shkak të dëmtimeve. Me ekipin është bashkuar së fundmi edhe sulmuesi Godberg Kuper, i cili e ka kaluar dëmtimin që mori në Kupë dhe është i gatshëm për Tiranën. Gjithsesi, sulmuesi afrikan nuk shikohet si titullar, ndonëse mungon Shkurtaj.
abazaj-1
Majën e sulmit trajneri Shehi pritet t’ia besojë Kristal Abazajt, i cili nga pas do të ndihmohet nga treshja Ethemi, Rroca dhe Gavazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"