Shkurtaj i tërbon të gjithë, Rroca s’pranon të lërë fushën. Ja pikantet e sfidës Kukësi-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2019 | 20:39

Shkurtaj i tërbon të gjithë, Rroca s’pranon të lërë fushën. Ja pikantet e sfidës Kukësi-Tirana

Një ndeshje emocionuese u luajt dje në “Elbasan Arena”, me protagonistët që përjetuan momente nga më të ndryshmet. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes Kukësi-Tirana, 2-1.

kukesiiii

TIFOZËT – Numri i tifozërisë në shkallët e stadiumit shkonte diku te rreth 2000, me një dominancë absolute të atyre bardheblu. Gjithsesi, numër shumë i pakët, duke parë se përballë ishin dy skuadrat që luajnë për titull.

PRESIDENTËT – Safet Gjici dhe Refik Halili e panë ndeshjen së bashku në tribunën VIP, në shoqërinë edhe të miqve të tjerë.

halili

Në momentin e golit të Kristal Abazajt, në kampin kuksian të gjithë nisën të festonin, vetëm Gjici jo, i cili e mbajti gëzimin përbrenda.

bandicam 2019-09-21 21-22-02-146

RASTET – Brenda një minute ndodhën dy raste për secilën skuadër, të cilat patën impaktin e tyre te tifozëritë. Fillimisht ishte Kobina ai që humb një rast të artë për të barazuar shifrat, me tifozët bardheblu që “çmenden”. Por në kundërsulmin pasardhës, ishin ata të Kukësit që do të “çmendeshin” nga rasti i humbur i Shkurtajt.

KOMBËTARET – Në qytetin e Elbasanit janë grumbulluar dy Kombëtaret U-15 të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat janë duke zhvilluar një turne. Ndaj, duke përfituar nga kjo mundësi, orët e vona të pasdites i kaluan duke parë ndeshjen në stadium.

TRAJNERËT – Tekniku i Kukësit, Shpëtim Duro, i përjetoi të gjitha mbrëmjen e djeshme, që nga qetësia dhe deri te nervozizmi. “Tërbohet” në dy raste me Shkurtajn, i cili humbet topin në fazën sulmuese, sidomos në një moment për të trefishuar shifrat, ndërkohë që “çirret” derisa Teqja ta dëgjojë për t’i dhënë direktivat. Një moment përfiton nga ndalimi i lojës për t’i dhënë udhëzime Abazajt. Në pjesën e dytë ndien të ftohtin, sepse vesh xhaketën. Në krahun tjetër, edhe Mema gjatë gjithë kohës qëndroi në këmbë duke dhënë direktiva për të tijtë.

bandicam 2019-09-21 21-08-00-430

ZËVENDËSIMI – Te Kukësi bëhen “pishman” për zëvendësimin, sepse që fillimisht u programua të zëvendësohej Rroca për Lulajn. Ndërkohë që arbitri i katërt nuk e kishte ngritur ende tabelën, Rroca sheh nga Duro dhe me duar sqaron pse duhet të dalë ai. Në moment, stafi kthen mendje dhe ai që i lë vendin Lulajt është Gavazaj, i cili nuk është se e pret mirë zëvendësimin.

Abazaj goli Kukesi

ABAZAJ – Në ndeshje u bënë shumë zëvendësime, por duartrokitjet i fitoi ylli i Kukësit, Kristal Abazaj. Tifozët kuksianë e falënderuan për atë që tregoi në këtë ndeshje, sidomos për golin e shënuar. Të njëjtën gjë bënë edhe ndaj autorit tjetër të golit të dytë, Vasil Shkurtajt.

V.Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"