Shkurtaj e Rexhinaldo nga minuta e parë, ja si pritet të rreshtohet Kukësi në finalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2019 | 13:38

Shkurtaj e Rexhinaldo nga minuta e parë, ja si pritet të rreshtohet Kukësi në finalen e Kupës

Trajneri Ernest Gjoka la pushim disa prej lojtarëve kryesorë në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Kastriotit, emra si Valdet Rama, Stivi Frashëri e Vesel Limaj.

kukesi

Kjo strategji u zhvillua pikërisht për finalen, me qëllim që këta lojtarë të jenë në formën më të mirë ndaj Tiranës. Ditën e djeshme në “Elbasan Arena”, tekniku kryeqytetas kreu seancën përmbyllëse stërvitore, e cila zgjati rreth 1 orë e 15 minuta, 17:30-18:45. Gjatë kësaj seance Gjoka kërkoi përkushtim dhe zbatim korrekt të çdo direktive të tij, harmoni e grintë në fushë.

Nëse do zbatohen rigorozisht ato që ai thotë, suksesi është i garantuar. Të gjithë lojtarët miratuan ato çka tekniku i tyre tha. Mbështetje për lojtarët ka qenë dhe kapiteni Ylli Shameti, i cili edhe pse e mbylli sezonin, po i qëndron pranë ekipit në çdo hap. Trajneri Gjoka ka shkartisur lojtarët, nuk ka bërë një formacion fiks në stërvitje, por pritet që ai të hedhë në fushë 11-shen më të mirë.

cas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"