“Shkurtaj do të mungojë ndaj Tiranës”, Shehi: Bardheblutë treni i fundit, ja çfarë nuk shkoi ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 23:02

“Shkurtaj do të mungojë ndaj Tiranës”, Shehi: Bardheblutë treni i fundit, ja çfarë nuk shkoi ndaj Teutës

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, foli pas ndeshjes ndaj Teutës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Në prononcimin për emisionin “Gol pas Gol”, tekniku i skuadrës verilindore, zbuloi se sulmuesi kryesor Vasil Shkurtaj, do të mundojë për 2-3 javë, duke humbur kështu, supersfidën ndaj Tiranës.

bandicam 2020-07-02 22-58-42-137

“Abazaj ishte i dëmtuar që me Bylisin. Nuk është stërvitur dy ditë. Na munguan cilësitë e tij që nga fillimi.  Pastaj për Shkurtajn, nuk është e lehtë që të dalë sulmuesi kryesor që 2 minutat e para të ndeshjes. Kur kërkon të luan poshtë dhe kundërshtari të preson lartë edhe mund të gabosh. Rasti i Teutës është nga gabimi i portierit tonë që po ai e rikuperoi. Duhet ta kishim zgjidhur edhe më mirë. Me një pas më të mirë mund të kishim bërë më mirë.

Unë mendoj që kemi pasur raste të pastra, sidomos pjesën e parë. Ashtu e kishim përgatitur. Nuk konkluduam, pos nuk do qahemi, s’kemi çfarë ti bëjmë.

Edhe pse 6-7 minuta luajtëm pas sulmues kryesorë. Kemi dalë mirë të porta, por nuk kemi konkluduar. Lojtarët janë afruar me vonesë pa skuadër. Kemi pasur lojtarë jashtë që me zor i kemi futur këtu. Aspekti fizik nuk na i lejon që të bëjmë 90 minuta si 20 të parat.

Është e vështirë të luash pa sulmuesi referues. Dihen vlerat e Shkurtaj. Dëmtim që na penalizon shumë. Për 2-3 javë ose deri në fund nuk mund të kemi. Për Kuperin nuk e di çfarë dëmtimi ka, por do të improvizojmë, s’kemi çbëjmë.

Nuk do të mendojmë vetëm për Kupën. Do të shkojmë për të fituar ndaj Tiranës. Është treni i fundit. Do të jetë e vështirë. Edhe spostimi i Abazajt në majë është pjesë e improvizimit. Jemi të pafat me dëmtimin e Shkurtajt. Jemi fatkeq”, u shpreh Shehi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"