“Shkurtaj do na bëjë shumë punë”, Duro mesazh skuadrës: I dua më agresivë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 18:14

“Shkurtaj do na bëjë shumë punë”, Duro mesazh skuadrës: I dua më agresivë në…

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, foli për mediat para ndeshjes së nesërme që verilindorët luajnë ndaj Bylisit.

shpetim duro

Tekniku i verilindorëve shprehet i kënaqur nga fakti që do të ketë disa lojtarë të rikthyer nga dëmtimi në dispozicion, e më shumë për Shkurtajn, që ka qenë “njeriu-gol” për Kukësin gjatë 12 takimeve të para.

Ai pranoi se Bylisi është një kundërshtar i fortë, por nga ana tjetër pret nga ekipi që të jetë më agresiv para portës.

NDAJ BYLISIT – Do të jetë një ndeshje e vështirë, për vetë pozicionin dhe gjendjen që po kalon ekipi i Bylisit. Siç i ndjekim ne kundërshtarët, edhe ata na shohim. Bylisi është një skuadër shumë e mirë, jo më kot gjendet në atë pozicion. Ka lojtarë të mirë në çdo repart, si edhe lojtarë të talentuar. E kemi analizuar kundërshtarin, dhe kemi marrë masat që t’ia dalim me sukses.

GRUPI – Jemi përgatitur, dhe rëndësi ka për ne që në rifillimin e kampionatit, skuadra është rikuperuar plotësisht. Kontigjentin e kemi të plotë, dhe shpresoj që ekipi të bëjë një paraqitje të mirë për të arritur maksimumin.

shpetim duro teqja

KTHEHET SHKURTAJ – Prej tre ndeshjesh na ka munguar Shkurtaj, që ka qenë shënuesi më i mirë i ekipit. Kemi shënuar vetëm 1 gol ndeshjet e fundit. Kjo tregon forcën e këtij lojtari. Gjithashtu, nga dëmtimet kthehen edhe lojtarë të tjerë si Abazaj, Musolli apo Limaj.

KËSHILLA – Kërkoj nga skuadra që të jetë më efektive dhe agresive në sulm. Në mbrojtje jemi mirë, dhe nga skuadrat që kemi pësuar më pak. Por, mungesa e një prej sulmuesve kryesore si Shkurtaj, na ka krijuar probleme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"