“Shkupi si Dinamo e Zagrebit dhe Ludogorets”, presidenti i kampionëve bardheblu shpalos objektivat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 22:28

“Shkupi si Dinamo e Zagrebit dhe Ludogorets”, presidenti i kampionëve bardheblu shpalos objektivat

Shkupi, skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut, vazhdon përgatitjet në Bollu të  Turqisë për ndeshjen e raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve kundër Lincoln RED IMPS nga Gjibraltari.

461224

Në një nga stërvitjet e skuadrës, prezent ishte edhe presidenti i ekipit shqiptar, Olgun Aydin i cili në një intervistë për “TRT Spor” ka folur për planet e klubit.

Aydin deklaroi se synimet e Shkupit janë madhore dhe se si shembull ata dëshirojnë të marrin dy skuadrat gjigante nga Ballkani, kroatët e Dinamo Zagrebit dhe Ludogoretsin nga Bullgaria.

“Nuk është e lehtë të bëhesh kampion, sidomos kur merr përsipër një klub nga një vend tjetër. Por sigurisht që ne ecim në rrugën tonë.

Ne përpiqemi të vendosim një model dhe të kemi një ekip si, për shembull, Dinamon e Zagrebit ose Ludogoretsin. Kur erdhëm në klub, FC Shkupi ishte i dyti nga fundi. Vitin e parë e përfunduam si të tretët, pastaj të dytët, ndërsa tani jemi bërë kampionë. Ne duam të ndërtojmë një ekip cilësor dhe me kushte të mira. Ne po ecim ngadalë në rrugën e duhur”, tha Aydin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"